Sahihu i Buhariut — Hadithi 6534

48. Nënkapitulli: Kisasi në Ditën e Kiametit

Kisas: shpagimi i barasvlershëm për çdo vepër penale që e ka vepruar robi në dynja.

6534. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i ka bërë padrejtësi vëllait të vet, le t'ia kërkojë hallallin sot, sepse atëbotë (Ditën e Kiametit) nuk vlen as dinari e as dërhemi, (le ta bëjë këtë) para se t'i merren veprat e tij të mira e t'i dhurohen vëllait të tij. Po qe se nuk ka vepra të mira, merren mëkatet e tjetrit dhe i hidhen këtij të parit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6534

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?