Sahihu i Buhariut — Hadithi 6539

49. Nënkapitulli: Ai që merret në llogari, veçse është dënuar

6539. Nga: Adij ibn Hatimi

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Hajtheme se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, Allahu do t'i flasë secilit pa pasur përkthyes mes tij dhe Allahut. Kur (robi) të shikojë para vetes, nuk do të shohë asgjë, e, kur shikon tutje, sheh se Zjarri tashmë i ka zënë pritën. Andaj, kush ka mundësi të mbrohet nga Zjarri, le ta bëjë këtë, qoftë dhe me një gjysmë hurme.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6539

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?