Sahihu i Buhariut — Hadithi 6545
50. Nënkapitulli: Shtatëdhjetë mijë veta do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari
6545. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Banorëve të Xhenetit do t'u thuhet: “O ju banorët e Xhenetit, për ju ka vetëm përjetësi, s'ka më vdekje!” Edhe banorëve të Zjarrit do t'u thuhet: “O ju banorët e Zjarrit, për ju ka vetëm përjetësi, s'ka më vdekje!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6545
Fjalë të panjohura?