Sahihu i Buhariut — Hadithi 6546
51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit
Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”
6546. Nga: Imran ibn Husajni
Othman ibn Hejthemi na ka thënë: Na ka treguar Aufi, e ky nga Ebu Rexhai se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shikova në Xhenet dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin të varfrit, pastaj shikova në Zjarr dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gratë.”