Sahihu i Buhariut — Hadithi 6550

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6550. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Harithe, një djalosh i ri, u vra ditën e Bedrit. Nëna e tij vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ti e di mirë pozitën e Harithes tek unë. Nëse është në Xhenet, do të duroj dhe do të llogaris shpërblimin, por, nëse është diku tjetër, do të shohësh se ç'do të bëj!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Mjerë ti! - ose ka thënë: Mos të kanë lënë mendtë?! - Vallë, a mos është vetëm një Xhenet? Ato janë shumë xhenete, ndërsa biri yt është në Xhenetin Firdeus.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6550

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?