Sahihu i Buhariut — Hadithi 6552
51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit
Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”
6552. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mugire ibn Seleme, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një pemë, nën hijen e së cilës kalorësi kalëron njëqind vjet pa i dalë në fund.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6552
Fjalë të panjohura?