Sahihu i Buhariut — Hadithi 6554

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6554. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shtatëdhjetë mijë veta prej umetit tim, - ose ka thënë: shtatëqind mijë, - Ebu Hazimi është në mëdyshje se cilën e ka thënë, - do të hyjnë në Xhenet të gjithë së bashku, të kapur për njëri-tjetrin, saqë të parët nuk hyjnë pa hyrë edhe të fundit. Fytyrat e tyre janë sikurse hëna e plotë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6554

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?