Sahihu i Buhariut — Hadithi 6557

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6557. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Imrani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, Allahu do t'i thotë të dënuarit me dënimin më të lehtë në Xhehenem: “Sikur të posedoje gjithçka në Tokë, a do ta flijoje për të shpëtuar nga kjo?”
- Po, - përgjigjet ai.
Allahu ia kthen: “Teksa ishe në palcën e Ademit, të kërkova diçka edhe më të lehtë se kjo: të mos më bëje ortak. Por, ti nuk doje ndryshe, përveçse të më bëje ortak.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6557

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?