Sahihu i Buhariut — Hadithi 6561

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6561. Nga: Numan ibn Beshiri

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Ebu Is'hakun se Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Xhehenemliu me dënimin më të vogël në Ditën e Kiametit është ai njeri, nën shputat e të cilit vendoset një gacë, prej së cilës i vlon truri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6561

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?