Sahihu i Buhariut — Hadithi 6562

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6562. Nga: Numan ibn Beshiri

Abdullah ibn Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Xhehenemliu me dënimin më të vogël në Ditën e Kiametit është ai njeri, nën shputat e të cilit vendosen dy gaca, prej të cilave i vlon truri, siç vlon tenxherja dhe kazani.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6562

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?