Sahihu i Buhariut — Hadithi 6563
51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit
Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”
6563. Nga: Adij ibn Hatimi
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky nga Hajtheme se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ e përmendi Zjarrin, e ktheu fytyrën në anën tjetër dhe kërkoi mbrojtje kundrejt tij, pastaj prapë e përmendi Zjarrin, e ktheu fytyrën në anën tjetër dhe kërkoi mbrojtje kundrejt tij. Pastaj tha: “Mbrohuni nga Zjarri, qoftë dhe me gjysmë hurme! Nëse nuk keni, atëherë me një fjalë të mirë.”