Sahihu i Buhariut — Hadithi 6564

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6564. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi dhe Deraverdiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Abdullah ibn Hababi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, teksa u përmend xhaxhai i tij, Ebu Talibi, duke thënë: “Me gjasë do t'i bëjë dobi ndërmjetësimi im Ditën e Kiametit. Ai do të jetë në një cekëtinë të Zjarrit, që arrin vetëm deri në nyja (të këmbëve), prej të cilit i vlon truri nga brenda.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6564

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?