Sahihu i Buhariut — Hadithi 6567

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6567. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Harithe u vra ditën e Bedrit nga një shigjetë qorre. Në anën tjetër, nëna e tij vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ti e di mirë ç'pozitë gëzon Harithe në zemrën time. Nëse është në Xhenet, nuk do të qaj për të, e, në të kundërtën, do të shohësh ç'do të bëj!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos të kanë lënë mendtë? Vallë, mos është vetëm një Xhenet? Ato janë shumë xhenete, ndërsa ai është në Firdeusin e Lartë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6567

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?