Sahihu i Buhariut — Hadithi 6568

51. Nënkapitulli: Përshkrimi i Xhenetit dhe Zjarrit

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ushqimi i parë që do ta hanë banorët e Xhenetit është shtesa e mëlçisë së balenës.”

6568. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një marshim në rrugën Allahut, qoftë në mëngjes, qoftë në mbrëmje, është më i mirë sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të, si dhe një hapësirë sa maja e harkut të shigjetës, - ose ka thënë: sa një fërkem në Xhenet, - është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të. Nëse një femër nga gratë e banorëve të Xhenetit do të hidhte shikimin drejt banorëve të Tokës, do të ndriçonte çdo gjë mes qiellit dhe Tokës e do ta mbushte me aromë të këndshme. Po ashtu, vetëm mbulesa e kokës së saj është më e çmueshme sesa tërë dynjaja dhe ç'ka në të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6568

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?