Sahihu i Buhariut — Hadithi 6576
53. Nënkapitulli: Hauzi
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)
Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".
6576. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do t'ju pres te Hauzi. Aty do të sillen disa burra nga mesi juaj, të cilët, më pas, do të më rrëmbehen para sysh. Unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi?!”
- Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur pas teje, - do të më thuhet mua.”
Transmetimin e Mugirës e fuqizon Asimi nga Ebu Vaili, kurse Husajni e transmeton nga Ebu Vaili, e ky nga Hudhejfe, e ky nga Pejgamberi ﷺ.