Sahihu i Buhariut — Hadithi 6579
53. Nënkapitulli: Hauzi
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)
Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".
6579. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi
Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Nafi ibn Omeri, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gjerësia e Hauzit tim është sa një muaj ecje. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, aroma e tij është më e mirë se myshku, enët e tij janë sikurse yjet e qiellit. Kush pi prej tij, nuk do ketë etje kurrë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6579
Fjalë të panjohura?