Sahihu i Buhariut — Hadithi 6582

53. Nënkapitulli: Hauzi

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)

Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".

6582. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Disa shokë të mi do të vijnë te Hauzi, saqë do t'i njoh të gjithë, por do të pengohen të vijnë tek unë. Unë do të them: “Shokët e mi!”
- Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur pas teje, - do të më thuhet mua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6582

Fjalë të panjohura?