Sahihu i Buhariut — Hadithi 6584
53. Nënkapitulli: Hauzi
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)
Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".
6584. Nga: Ebu Seid Hudriu
Ebu Hazimi ka thënë: Numan ibn Ebu Ajashi më dëgjoi duke e treguar këtë hadith dhe më tha: “A kështu e ke dëgjuar prej Sehlit?” I thashë: “Po.” Pastaj ai dëshmoi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “... Unë do të them: “Ata janë me mua!” Por, më thuhet: “Ti nuk e di çfarë kanë shpikur pas teje.” Në atë rast unë do të them: “Larg! Larg prej atyre që kanë ndryshuar pas meje!”