Sahihu i Buhariut — Hadithi 6585
53. Nënkapitulli: Hauzi
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)
Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".
6585. Nga: Ebu Hurejra
Ahmed ibn Shebib ibn Seid Habetiu na ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, pranë meje do të kalojnë disa shokë të mi, por do të pengohen nga Hauzi, e në atë rast unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi?!”
- Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur pas teje: ata janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm, - do të më thotë Ai.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6585
Fjalë të panjohura?