Sahihu i Buhariut — Hadithi 6587

53. Nënkapitulli: Hauzi

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)

Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".

6587. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa po flija, pashë një grumbull njerëzish, të cilët i njoha, dhe një person tjetër doli mes meje e atyre dhe tha: “Ejani!”
- Për ku
? - e pyeta.
- Betohem në Allahun se drejt Zjarrit, - m'u përgjigj ai.
- Ç'është puna e këtyre? - e pyeta.
- Pas teje, këta janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm, - më tha ai.
Pastaj pashë edhe një grumbull
(tjetër), e edhe ata i njoha. Një person doli mes meje e atyre dhe tha: “Ejani!”
- Për ku
? - e pyeta.
- Betohem në Allahun se drejt Zjarrit, - m'u përgjigj ai.
- Ç'është puna e këtyre? - e pyeta.
- Pas teje, këta janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm, - më tha ai.
Nuk mendoj se dikush prej tyre shpëton, përveç disave, sikurse devetë e humbura.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6587

Fjalë të panjohura?