Sahihu i Buhariut — Hadithi 6588

53. Nënkapitulli: Hauzi

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)

Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".

6588. Nga: Ebu Hurejra

Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Hubejbi, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pjesa mes shtëpisë dhe minberit tim është një prej kopshteve të Xhenetit, ndërsa minberi im është mbi Hauzin tim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6588

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?