Sahihu i Buhariut — Hadithi 6590
53. Nënkapitulli: Hauzi
Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)
Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".
6590. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu
Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ shkoi për t'ua falur namazin e xhenazes të vrarëve në Uhud dhe, pasi u kthye, u ngjit në minber dhe tha: “Unë do t'ju paraprij (te Hauzi) dhe do të jem dëshmitar juaji. Betohem në Allahun se në këto momente jam duke e parë Hauzin tim. Më janë dhënë çelësat e thesareve të Tokës, - ose ka thënë: çelësat e Tokës. - Betohem në Allahun se nuk kam frikë se pas meje do të bëni shirk, por kam frikë se do të garoni për të (dynjanë).”