Sahihu i Buhariut — Hadithi 6593

53. Nënkapitulli: Hauzi

Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Na, me të vërtetë, të kemi dhënë ty shumë të mira (Keutherin)". (El Keuther, 1)

Abdullah ibn Zejd transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Bëni durim derisa të më takoni te Hazi".

6593. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Naif ibn Omeri, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: “O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!” Atëherë më thuhet: “Vallë, di çfarë kanë vepruar pas teje?” Për Allahun, ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë).”
Ibn Ebu Mulejke thoshte: “O Allah, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga kthimi në besimin e mëparshëm a nga sprovimi në fenë tonë!”
“... por ju ktheheshit mbrapa.” (Muminun, 66)

Referenca: Sahihu i Buhariut 6593

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?