Sahihu i Buhariut — Hadithi 6618

14. Nënkapitulli: Allahu ndërhyn mes njeriut dhe zemrës së tij

6618. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ali ibn Hafsi dhe Bishr ibn Muhamedi na kanë thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ Ibn Sajadit (për të cilin dyshohej se ishte Dexhalli) i tha: “Të kam fshehur diçka (a e di çka është)?”
- Ty..., - tha ai (deshi ta theksojë fjalën “tym” por nuk mundi ta përfundojë deri në fund).
- “Hesht, se nuk do të arrish asgjë (nga të fshehtat), - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.
- Më lejo t'ia heq kokën, - iu drejtua Omeri.
- “Lëre! Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli), nuk do ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij”, - i tha Pejgamberi ﷺ Omerit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6618

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?