Sahihu i Buhariut — Hadithi 6734

6. Nënkapitulli: Trashëgimia e vajzave

6734. Nga: Muadh ibn Xhebeli

Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Nadri, e këtij i ka treguar Ebu Muaviu, Shejbani, e ky nga Eshathi se Esved ibn Jezidi tregon: “Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) na erdhi në Jemen, si mësues dhe prijës. Njëherë, ne e pyetëm për burrin që vdes dhe pas vete lë një vajzë e një motër. Në atë rast, Muadhi caktoi gjysmën për vajzën dhe gjysmën për motrën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6734

Fjalë të panjohura?