Sahihu i Buhariut — Hadithi 6736

8. Nënkapitulli: Trashëgimia e vajzës së djalit me vajzën

6736. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Kajsi se Huzejl ibn Shurahbili tregon: “Ebu Musai u pyet se sa trashëgon e bija, vajza e të birit dhe motra, e në atë rast u përgjigj: “Së bijës i takon gjysma dhe motrës po ashtu gjysma. Shko pyete Ibn Mesudin, e edhe ai do të të përgjigjet sikurse unë.”
Kur e pyetën Ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i treguan për fjalën e Ebu Musait, ai tha: “Paskësha devijuar dhe nuk qenkam i udhëzuar (po thashë si ai). Unë do të gjykoj siç ka gjykuar i Dërguari i Allahut ﷺ: së bijës i takon gjysma, vajzës së të birit i takon një e gjashta, mbetja e dy të tretave, kurse pjesa që mbetet i takon motrës.” Pas kësaj, shkuam tek Ebu Musai dhe i treguam për fjalët e Ibn Mesudit, e në atë rast ai tha: “Mos më pyetni mua përderisa në mesin tuaj është ky kolos.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6736

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?