Sahihu i Buhariut — Hadithi 6852
42. Nënkapitulli: Sa goditje jepen si masë ndëshkimore dhe si masë disiplinore?
6852. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ajash ibn Velidi më ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ata që në kohën e Pejgamberit ﷺ e blinin ushqimin kuturu, kam parë se dënoheshin me rrahje nëse e shisnin mu aty ku e blinin, pa e dërguar fillimisht në depot e tyre.”