Sahihu i Buhariut — Hadithi 6853
42. Nënkapitulli: Sa goditje jepen si masë ndëshkimore dhe si masë disiplinore?
6853. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ asnjëherë nuk është hakmarrë për vetveten, përveç kur cenohej ndalesa e Allahut, atëherë hakmerrej për hir të Allahut.”