Sahihu i Buhariut — Hadithi 6919
1. Nënkapitulli: Mëkati i atij që i bën ortak Allahut dhe dënimi i tij në dynja e në ahiret
Allahu i Madhëruar ka thënë: “... Shirku (t'i përshkruash shok Allahut) është padrejtësi e madhe.” (Lukman, 13) “Nëse i bën shok (Allahut), veprat e tua do të asgjësohen dhe do të jesh prej të humburve.” (Zumer, 65)
Sahihu i Buhariut > Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre > Hadithi 6919
6919. Nga: Ebu Bekrete
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Xhurejriu; [t]: Kajs ibn Hafsi më ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Xhurejriu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Ebu Bekretete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mëkatet më të mëdha janë: të bërët ortak Allahut, mosrespektimi i prindërve dhe dëshmia e rrejshme... dhe dëshmia e rrejshme”, - e tha tri herë, - ose tha: ”... dhe fjala e rrejshme.” E përsëriti aq shumë, saqë thamë me vete: “Ah, sikur të heshtte (se na vinte rëndë)!”