Sahihu i Buhariut — Hadithi 6921
1. Nënkapitulli: Mëkati i atij që i bën ortak Allahut dhe dënimi i tij në dynja e në ahiret
Allahu i Madhëruar ka thënë: “... Shirku (t'i përshkruash shok Allahut) është padrejtësi e madhe.” (Lukman, 13) “Nëse i bën shok (Allahut), veprat e tua do të asgjësohen dhe do të jesh prej të humburve.” (Zumer, 65)
Sahihu i Buhariut > Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre > Hadithi 6921
6921. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një person pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a do të merremi në përgjegjësi për atë që e kemi vepruar në periudhën paraislame?”
- “Ai që bën mirë në Islam, nuk do të llogaritet për veprat e periudhës paraislame, ndërsa ai që bën keq në Islam, do të llogaritet edhe për të parat, edhe për të fundit”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6921
Fjalë të panjohura?