Sahihu i Buhariut — Hadithi 6991

8. Nënkapitulli: Kur disa persona shohin të njëjtën ëndërr

6991. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Disa njerëz panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit (të Ramazanit). Ndërkohë, disa të tjerë e kishin parë atë në dhjetëshen e fundit.” Pejgamberi ﷺ iu tha: “Kërkojeni atë në shtatëshen e fundit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6991

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?