Sahihu i Buhariut — Hadithi 6993

10. Nënkapitulli: Kur dikush sheh në ëndërr Pejgamberin ﷺ

6993. Nga: Ebu Hurejra

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që më ka parë në ëndërr, do të më shohë edhe zgjuar, ndërsa shejtani nuk paraqitet dot në pamjen time.”

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ibn Sirini ka thënë: “Nëse e ka parë në pamjen e tij reale.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6993

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?