Sahihu i Buhariut — Hadithi 7013
22. Nënkapitulli: Të shohësh në ëndërr çelësat në dorë
7013. Nga: Ebu Hurejra
Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Jam dërguar me fjalë gjithëpërfshirëse e kuptimplota dhe jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi). Teksa po flija, dikush m'i dhuroi çelësat e depove të Tokës dhe m'i vendosi në dorë.”
Muhamedi (Buhariu) thotë: “Më është transmetuar se kuptimi i “fjalëve gjithëpërfshirëse” është se, Pejgamberit ﷺ, në një ose dy tematika, Allahu ka përmbledhur një numër të madh tematikash, që kanë qenë të shkruara në librat e mëhershëm.”