Sahihu i Buhariut — Hadithi 7031

36. Nënkapitulli: Kur dikush të kap nga ana e djathtë në ëndërr

7031. Nga: Abdullah ibn Omeri

Në vazhdim të hadithit paraprak, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Hafsa ia tregoi Pejgamberit ﷺ ëndërrën, e në atë rast ai tha: “Vërtet Abdullahu është njeri i mirë, veç sikur të shtonte namazin gjatë natës.”
Zuhriu ka thënë: “Pas kësaj, Abdullahu e shtoi namazin gjatë natës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7031

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?