Sahihu i Buhariut — Hadithi 7032

37. Nënkapitulli: Të ëndërrosh tasin

7032. Nga: Abdullah ibn Omeri

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Hamza ibn Abdullahu se Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa isha në gjumë, (në ëndërr) m'u soll një kupë me qumësht, prej të cilit piva dhe pjesën e mbetur ia dhashë Omer ibn Hatabit.” I thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Është dituria.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7032

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?