Sahihu i Buhariut — Hadithi 7041
44. Nënkapitulli: Kur dikush e lëkund shpatën në ëndërr
7041. Nga: Ebu Musa Eshariu
Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullah ibn Ebu Burde, e ky nga gjyshi i tij, Ebu Burde, se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kam parë në ëndërr se lëkundja një shpatë, së cilës iu këput tehu, gjë e cila nënkuptoi thyerjen e besimtarëve ditën e Uhudit. Pastaj, kur e lëkunda për së dyti, u kthye në gjendje më të mirë se që ishte, gjë e cila nënkuptoi çlirimin që Allahu na mundësoi dhe bashkimin e besimtarëve.”