Sahihu i Buhariut — Hadithi 7052

2. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Pas meje do të shihni gjëra të cilat nuk do t’ju pëlqejnë.”

Abdullah ibn Zejdi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Duroni derisa të më takoni te Hauzi.”

7052. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seid Katani, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Zejd ibn Vehbiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka thënë: “Pas meje do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) dhe do të shihni gjëra që nuk do t'ju pëlqejnë.” Të pranishmit pyetën: “Atëherë, çfarë po na porosit, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “T'i kryeni detyrat ndaj tyre (udhëheqësve) dhe t'i kërkoni Allahut hakun tuaj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7052

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?