Sahihu i Buhariut — Hadithi 7054

2. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Pas meje do të shihni gjëra të cilat nuk do t’ju pëlqejnë.”

Abdullah ibn Zejdi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Duroni derisa të më takoni te Hauzi.”

7054. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Xhad Ebu Othmani, e këtij i ka treguar Ebu Rexha Utaridiu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që te prijësi i vet vëren diçka që e urren, le të durojë, sepse, ai që largohet prej xhematit, qoftë sa një pëllëmbë dhe vdes, atëherë vdes sikurse në periudhën paraislame.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7054

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?