Sahihu i Buhariut — Hadithi 7055

2. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Pas meje do të shihni gjëra të cilat nuk do t’ju pëlqejnë.”

Abdullah ibn Zejdi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Duroni derisa të më takoni te Hauzi.”

7055. Nga: Ubade ibn Samiti

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Amri, e ky nga Bukejri, e ky nga Busr ibn Seidi se Xhunade ibn Ebu Umeje tregon: “Shkuam tek Ubade ibn Samiti teksa ishte i sëmurë dhe i thamë: “Allahu të përmirësoftë! Na trego një hadith, që Allahu të të bëjë dobi me të, të cilin e ke dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ.” Ai tha: “Pejgamberi ﷺ na thirri dhe ne ia dhamë besën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7055

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?