Sahihu i Buhariut — Hadithi 7057
2. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Pas meje do të shihni gjëra të cilat nuk do t’ju pëlqejnë.”
Abdullah ibn Zejdi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Duroni derisa të më takoni te Hauzi.”
7057. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Enes ibn Maliku se Usejd ibn Hudajri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, ti e caktove filanin (në një detyrë), kurse mua jo!”
- “Pas vdekjes sime do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit), andaj duroni, derisa të më takoni”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7057
Fjalë të panjohura?