Sahihu i Buhariut — Hadithi 7062

5. Nënkapitulli: Shfaqja e fitneve (sprovave)

7062. Nga: Abdullah ibn Mesudi

7062. 7063. Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e ky nga Ameshi se Shekiku tregon: “Isha me Abdullahun dhe Ebu Musain (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), të cilët transmetuan se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Para Kiametit do të vijë një kohë kur do të përhapet injoranca, do të pakësohet dituria dhe do të shpeshtohet herxhi.” Herxhi është vrasja.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7062

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?