Sahihu i Buhariut — Hadithi 7068
6. Nënkapitulli: Nuk vjen një kohë, përveçse ajo që vjen pas saj është më e keqe se e para
7068. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Zubejr ibn Adiu tregon: “Shkuam tek Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe iu ankuam për mundimet që përjetonim nga Haxhaxhi. Ai na tha: “Duroni, se çdo kohë që vjen do të jetë më e keqe se ajo paraprake, derisa ta takoni Zotin tuaj.” Këtë e kam dëgjuar nga Pejgamberi juaj ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7068
Fjalë të panjohura?