Sahihu i Buhariut — Hadithi 7070
7. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Ai që i ngre armët kundër nesh (na lufton), nuk është yni.”
7070. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që i ngre armët kundër nesh, nuk është prej nesh.”