Sahihu i Buhariut — Hadithi 7072
7. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Ai që i ngre armët kundër nesh (na lufton), nuk është yni.”
7072. Nga: Ebu Hurejra
Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos ia drejtojë armën vëllait të vet, sepse nuk i dihet, ndoshta shejtani ia tërheq dorën e tij dhe kjo bëhet shkak që ai të bjerë në gropë të Zjarrit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7072
Fjalë të panjohura?