Sahihu i Buhariut — Hadithi 7075
7. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Ai që i ngre armët kundër nesh (na lufton), nuk është yni.”
7075. Nga: Ebu Musa Eshariu
Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse ndokush kalon nëpër xhamitë ose tregjet tona duke bartur ndonjë shigjetë, le t'ia kapë majën”, - ose ka thënë: “... le ta kapë majën me dorë, - që të mos therë ndonjë musliman me të.”