Sahihu i Buhariut — Hadithi 7080

8. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Pas meje mos u ktheni në kufër (mosbesim) e të luftoni njëri-tjetrin.”

7080. Nga: Xherir ibn Abdullahu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ali ibn Mudriku, e ky e ka dëgjuar Ebu Zura ibn Amër ibn Xheririn se gjyshi i tij Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ, në Haxhin Lamtumirës, më ka thënë: “Urdhëroji njerëzit të dëgjojnë!” Pastaj tha: “Mos u ktheni pas meje në kufër (mosbesim) e ta luftoni njëri-tjetrin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7080

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?