Sahihu i Buhariut — Hadithi 7082
9. Nënkapitulli: Do të vijnë trazira, ku ai që qëndron ulur, do të jetë më i mirë se ai që qëndron në këmbë
7082. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Do të ketë trazira, ku ai që qëndron ulur, do të jetë më i mirë se ai që qëndron në këmbë; ai që qëndron në këmbë do të jetë më i mirë se ai që ecën, e ai që ecën do të jetë më i mirë se ai që vrapon. Kush u ekspozohet (trazirave), do të shkatërrohet. Prandaj, ai që gjen vendstrehim ose vendmbrojtje, le të strehohet.”