Sahihu i Buhariut — Hadithi 7086
13. Nënkapitulli: Kur dikush mbetet në mesin e njerëzve më të këqij
7086. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka rrëfyer për dy gjëra, njërën prej të cilave e kam parë, kurse tjetrën po e pres.”
Ai na ka rrëfyer: “Besnikëria ka zbritur në thellësinë e zemrave të burrave, e pas kësaj ata mësuan prej Kuranit, e më vonë edhe prej Sunetit.” Pastaj, duke na rrëfyer për humbjen e besnikërisë, tha: “Njeriu bie në gjumë dhe i merret besnikëria prej zemrës së tij, saqë mbesin vetëm gjurmët, sikurse gjurmët e djegies. E, kur të bjerë në gjumë sërish, prapë i merret, duke i lënë gjurmë sikurse flluskat: si një gacë kur ta rrokullisësh me këmbë dhe shkakton flluskë në të, e sheh të fryrë, ndonëse brenda nuk ka asgjë. Njerëzit do të merren me shitblerje, porse pothuajse askush nuk do të do punojë me besnikëri, saqë do të thuhet: “Në filan fisin është një njeri besnik.” Po ashtu, njeriut i thuhet: “Sa i mençur, sa i zgjuar e sa i fuqishëm!”, por në zemër nuk ka besim as sa fara e sinapit.”
Hudhejfe vazhdon: “Pata arritur një kohë kur nuk brengosesha me kë bëja shitblerje, për sa kohë që ishte musliman, sepse Islami e ndalonte atë (nga mashtrimi), e, nëse ishte i krishterë, atë ma kthente udhëheqësi i tij. Ndërkaq, sot nuk bëj shitblerje, përpos me filanin e filanin.”