Sahihu i Buhariut — Hadithi 7088

14. Nënkapitulli: Largimi në fshatrat e largëta për shkak të sprovave

7088. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Saësae, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kam frikë se është afruar koha kur pasuria më e mirë për muslimanin do të jetë një kope dhensh, të cilat do t'i kullotë nëpër maja të kodrave dhe thellësi të luginave, që me fenë e tij të ikë nga sprovat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7088

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?