Sahihu i Buhariut — Hadithi 7093
16. Nënkapitulli: Hadithi: “Fitneja do të vijë prej lindjes.”
7093. Nga: Abdullah ibn Omeri
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ, duke qenë kthyer nga lindja, tha: “Atje është fitneja, prej nga paraqitet briri i shejtanit!”